
Kontabilitet
» Mbajtja e llogarive -Për klientët të cilët fillojnë veprimtarinë dhe që kanë nevojë për një kompani të specializuar për të mbajtur librat e tyre, të përgatitjes se pasqyrave financiare në përputhje me standardet e kontabilitetit në Kosovë, përgatitjen e pasqyrave financiare dhe të tjera raporteve financiare të kërkuara nga aksionerët, këshilla profesionale në lidhje me strukturën, paraqitjen e këtyre pasqyrave financiare.
» Konsulenca Kontabile – Konsulencë në vlerësimin e pajtueshmërisë me ligjet në fuqi të kontabilitetit, ndihmë për çështjet e kontabilitetit, të cilat ndikojnë në aktivitetin e tyre të përditshëm, këshilla në lidhje me përpilimin e pasqyrave financiare për qëllime statuore ose për aksionerët, mbajtjen e një cilësi të lartë të raportimit financiar.
» Likuidimi i kompanive – Ndjekje e procedurave te likujdimit dhe falimentimit të kompanisë. Hartimi i bilancit në çastet e fillimit të procedurës së likujdimit. Përgatitja e pasqyrave financiare vjetore gjatë periudhës së likujdimit. Përgatitja e raportit përfundimtar të likujdimit si edhe paraqitja e pasqyrave financiare. Njoftimi i institucioneve për përfundimin e procedurës së likujdimit si edhe aplikimi për çregjistrim.

Konsultime për politika fiskale
» Analizë e projektit – Për çdo ndërmarje ose Profesionist që dëshiron te hapë një aktivitet të ri: Analizë dhe krahasim i treguesve të sektorëve të ndryshëm si edhe konsulencë në lidhje me rentabilitetin e projektit.
» Analizë e strukturës juridike dhe administrative – Asistencë në lidhje me përmbushjen e të gjitha procedurave administrative. Duke filluar që nga zgjedhja e regjimit tatimor dhe atij kontabël. Konsulencë për subjektet ne lidhje me procedurat e regjistrimit të kompanisë.
» Studim financiar dhe fiskal për projektin – Konsulencë që në fazën e nisjes (start up), duke sugjeruar format më të mira të financimit për aktivitetin e ri, mundësinë për të bërë parashikime mbi termat financiarë dhe ekonomikë, të cilat janë të lidhura ngushtë me vijueshmërinë e aktivitetit.
» Vlerësim për zgjedhjen e mënyrës më fitimprurëse të investimit – Konsulencë për probleme dhe çështje që dalin gjatë aktivitetit dhe që paraqiten nga administrata e kompanisë në lidhje me vlerësimin dhe mbarëvajtjen e investimit. Analizë e strukturës financiare, Bilanci, Pasqyra e Të Ardhurave dhe Shpenzimeve, Cash-Flow, Pasqyra e Kapitalit.
» Operacione mbi kapitalin – sugjerime në lidhje me praktikat dhe procedurat për ndryshimet e kapitalit. Bashkëpunim me studiot më të mira ligjore për themelimin e biznesit, për hartimin e statuteve si edhe kontratave të ndryshme në lidhje me trasferimet e kuotave.

Menaxhimi i ndërmarrjeve
» Konsulencë fiskale e zakonshme – Informon dhe instrukton ndërmarrjet dhe profesionistët në lidhje me çështje të ndryshme që lidhen me legjislacionin fiskal. Përditësim me ndyshimet në kuadrin ligjor, ndihmë për gjetjen dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme të lidhura me TVSH-në, si edhe taksa të tjera.
» Deklarimet tatimore – Të gjitha procedurat e plotësimit si dhe deklarimet elektronike të TVSH-së, Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore, Tatimin mbi Fitimin, Akcizën etj.
» Informacion mbi lehtësirat fiskale –Legjislacioni fiskal, ndjekja e politikave shtetërore në lidhje me stimulimin e aktiviteteve të ndryshme. Bashkëpunim me Institucione të ndryshme studimore për njohjen dhe evidentimin e praktikave lehtësuese për sektorë të ndyshëm të ekonomisë.
» Administrim, përfaqësim në lidhje me mosmarrveshjet me administratën tatimore – Konsulencë në interpretimin e legjislacionit fiskal për subjektet të cilat kanë mosmarrëveshje me administratën tatimore. Asistencë dhe ndihmë në procesin e ankesave.
» Konsulencë mbi problematikat fiskale, kontabile dhe bilancin – Shërbimet kanë për qëllim dhënien e sigurisë mbi saktësinë e transaksioneve të kryera në kuadrin e sistemit tatimor.